Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës.
Kështu ka konfirmuar për Gazeta Insajderi, Policia e Kosovës. Sipas saj edhe dy persona kanë mbetur të lënduar nga mjete të mprehta.
Derisa një banor i kësaj lagje ka treguar më shumë detaje për rastin.
“Sipas asaj çka kemi dëgjuar therja ka ndodh jashtë objektit të Adrias, kurse vrasja anën e djathtë të hotelit. Gjithsej 5 metra ndoshta ka qenë largësia e personave kur ka ndodh rasti se krismat nuk janë dëgjuar shumë – menduam qe është ndeshje”, tha një nga dëshmitarët për Gazetën Insajderi.
“Policia në 5 minuta e ka blindu këtuhen. Familjarët e tyre kanë tentuar me u afru s’janë leju nga policia”, vazhdoi ai rrëfimin për Gazetën Insajderi.
Lexo edhe: