Vrasja në Divjakë, zbulohet motivi i krimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Divjakë, zbulohet motivi i krimit

    Insajderi
    20 August 2025 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Fierit, pas disa orësh kërkim ka mundur të identifikojë dhe të verë në pranga autorin e vrasjes në zonën e Divjakës, në orët e para të mëngjesit.

    Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se është 25 vjeçari Xhesion Toromani personi që qëlloi disa herë me thikë 32 vjeçarin Besmir Kumria, duke e lënë atë pajetë.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në Kryekuq, kur Toromani ka mbërritur me makinë dhe ka shkuar menjëherë në tavolinën ku qëndronte viktima duke e qëlluar me thikë pa i thënë asnjë fjalë.

    Vrasja në Divjakë, kapet autori, zbulohet motivi i krimit

    Viktima Besmir Kumria

    Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi 25 vjeçari Toromani e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

    Toromani tashmë ndodhet në drejtorinë e policisë dhe akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark