×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Ferizaj u krye me armë zyrtare, polici i dyshuar ishte jashtë detyrës

    Insajderi
    16 August 2024 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është vrarë në një dasëm në Ferizaj. Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor.

    Madje, majori Qazim Reka tha se viktima është vrarë me armë zyrtare, jashtë detyre.

    Fillimisht ju tregoi se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, jashtë detyrës zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile, ka kryer veprën këtu në vendin e ngjarjes para këtij lokali. Fatkeqësisht vrasja u krye me armë zyrtare, është armë e gjatë“, tha ai.

    Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se i dyshuari për këtë rast është zyrtari policor Festim Ramadani.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark