Mesnatën e 28 majit ka ndodhur një vrasje e rëndë në Ferizaj, ku 30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë nga shoku i fëmijërisë së tij, Qendrim Januzi, që është vëllai reperit kosovar Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.
Sipas Policisë, dyshohet se Qëndrim Januzi ka shtënë gjatë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se tashmë ka ftuar Butën që të paraqitet në stacioni policor të Ferizajt lidhur me vrasjen dhe nesër pritet të intervistohet.
“Po Betim Januzi është ftuar nga policia dhe pritet me gjitha gjasat që nesër të intervistohet “, tha Basri Shabani nga policia e Ferizajt për Insajderin.