
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar për vrasjen në Llapashticë të Podujevës.
Viktimë në këtë rast mbeti, 44 vjeçari Bashkim Spahiu, nga fshati Gllamnik i Podujevës.
Postimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë.
Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192