Vrasja në Maliq, shoqërohet në polici djali i viktimës, goditi me grushte personin që i vrau babanë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Maliq, shoqërohet në polici djali i viktimës, goditi me grushte personin që i vrau babanë

    Insajderi
    09 August 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme ka ndodhur një krim i rëndë në fshatin Rrëmbec të Maliqit ku Velo Azisllari ka goditur për vdekje me thikë Nesti Sotirin.

    Ditën e somte është shoqërur në polici edhe djali i viktimës Erion Sotiri.

    I riu pritet të merret në pyetje për ngjarjen e rëndë pasi rezulton të jetë i vetmi dëshmitar. Erion Sotiri dyshohet se ka qëlluar me grushte autorin e krimit të rëndë, Velo Hazisllari.

    Në momentin e ngjarjes ka qenë me të atin në stallën ku mbajnë bagëtitë kur qentë e autorit, Valo Hazisllari u kanë lehur dhe sulur. Ata janë ankuar dhe kështu ka nisur sherri mes dy palëve. Sotiri dhe Hazisllari nxorrën thikat e qëlluan njëri-tjetrin, por ky moment nuk është parë nga djali i viktimës. Të dy janë dërguar në spital, ku Sotiri ndërroi jetë dhe Hazisllarit ju vunë prangat./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark