Vrasja në Maliq, vajza që dyshohet si “molla e sherrit” u filmua nga 26-vjeçari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Maliq, vajza që dyshohet si “molla e sherrit” u filmua nga 26-vjeçari

    Insajderi
    22 June 2022 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja e 26-vjeçarit Martin Çeço në Maliq mbetet ende e veshur me dyshime, ndonëse policia ka arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar.

    Emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka sjellë sot pamjet e gjetura në telefonin e viktimës.

    Bëhet fjalë për një video të filmuar nga Martin Çeço të një vajze që punonte në byrektore dhe iu ka pohuar familjarëve që kjo vajzë i pëlqente shumë dhe komunikonte me të.

    Në videon e shfaqur, vajza duket pranë një byrektoreje që shiste njëkohësisht dhe akullore, ku shërben si kameriere. Ndërkohë 18-vjeçarja për të cilën u tha fillimisht se ishte molla e sherrit, ka mohuar se ka punuar ndonjëherë në byrektore. Ajo rrëfeu në emision se mblidhte lule dhe nuk e njihte viktimën, duke shfajësuar dhe 2 personat e arrestuar Valter dhe Idlir Molla, kushërinj me njeri-tjetrin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark