'Në tavolinën ku kam qenë u plagos ..', vrasja në Prishtinë, Xuxi tregon se si ndodhi rasti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    ‘Në tavolinën ku kam qenë u plagos ..’, vrasja në Prishtinë, Xuxi tregon se si ndodhi rasti

    Insajderi
    27 March 2025 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri në lagjen 4 Llullat në Prishtinë.

    Pas mbërritjes në QKUK, Naser Gashi ka ndërruar jetë, ndërsa Miftar Miftari ka mbetur i plagosur.

    Në lokalin ku ndodhi ngjarja, kishte edhe disa persona të tjerë, përfshirë Xuxin, këngëtar dhe personazh i njohur nga BBVK.

    Ai i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se ishte në tavolinë me një nga të plagosurit.

    “Njëri është plagosur në tavolinën ku kam qenë unë, ndërsa tjetri më duket se u ngritë në këmbë të ikte dhe e ka marrë plumbin”, tha Xuxi.

    Ai tregoi se i ndjeri tashmë Naser Gashi ishte mbrapa tij.

    “I ndjeri ka qenë pas meje në tavolinë, dhe në momentin që kanë hyr të gjithë janë çuar në këmbë për të ikur dhe si duket fati”, tha Xuxi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark