×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja në Prizren, “Kobra” pas pak del para Gjykatës

    Insajderi
    04 January 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” së bashku me pesë personat e tjerë do të paraqiten në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot në orën 10:30 për caktimin e masës së sigurisë. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur avokati i tij, Nexhat Elshani.

    Elshani për Insajderin tha se është përshpejtuar procesi dhe se senaca pritet të mbahet rreth orës 11:00.

    “Është përshpejtuar, në 10:30 do të mbahet senaca. Por deri në 11:00 nuk janë kushtet që të mbahet” – tha ai.

    Kujtojmë se, mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.  

    Aty një 31 vjeçar ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur. Sipas prokurorisë konflikti,  nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve, shkruan Insajderi.

    Ditën e djeshme, avokati i tij, Nexhat Elshani për Gazetën Insajderi tha se “Kobra” është i pafajshëm.

    Sipas tij Kobra u mbrojt në heshtje. I pyetur se a është fajtor “Kobra” për vrasjen ai tha se përderisa ai nuk pranon fajësinë edhe avokati mendon njëjt si ai që është i pafajshëm.

    Vlen të theksohet se, lokali i natës “Kobra City” në Prizren, ku mëngjesin e djeshëm nisi një përleshje e cila përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, është mbyllur nga Drejtoria e Inspektoratit.

    Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj janë njerëzit e afërt të Diban Hoxhajt, të cilët u ndaluan dje nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për pjesëmarrjen në rrahje gjatë një konflikti në lokalin e natës “Kobra City”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark