Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Shkodrën. Një person është gjetur i vrarë në Postribë. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës.
Viktima është 33-vjeçari Ramazan Mataj. Trupi i pajetë ndodhej brenda një automjeti në fshatin Dragoç.
I ati i viktimës, Fatmir Mataj ka deklaruar se “nuk e di arsyen e vrasjes së djalit. Djali im nuk kishte probleme me persona të tjerë. Djali nuk kishte probleme, është rritur pa bukë e me shumë vështirësi” tha ai.
Policia ka ngritur grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.