Vrasja në Skenderaj - Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Skenderaj – Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve

    Insajderi
    14 February 2025 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.I., dhe B.I., të dyshuar se kanë kryer veprën penale “vrasjen e rëndë“ në Skenderaj më 12.02.2025.

    “Paraburgimi iu caktohet nën dyshimin e bazuar se të pandehurit H.I dhe B.I kanë kryer veprat penale: I. Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe II. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    Gjykata njoftoi se kundër këtij Aktvendimi, është e lejuar e drejta në ankesë, në afat prej 48 orësh nga momenti i pranimi të Aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark