Vrasja në Skenderaj, policia sjell një informacion të ri lidhur me ngjarjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Skenderaj, policia sjell një informacion të ri lidhur me ngjarjen

    Insajderi
    12 February 2025 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka zgjeruar njoftimin lidhur me vrasjen e Ismet Ibishit pasditen e së mërkurës.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e vrasjes, Hysni Ibishin, shkruan Insajderi.

    Pos tjerash, Policia njofton se është bastisur shtëpia e tij, ku janë bastisur tri armë të llojit revole. Sipas PK’së, edhe një tjetër i dyshuar mbetet në kërkim.

    Njoftimi i Policisë së Kosovës:

    Me 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.

    Bazuar ne hetimet fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj,  ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikes se Kosoves.

    Nga veprimet e deritanishme hetimore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

    Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.

    Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark