Vrasja në tentativë në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në tentativë në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

    Insajderi
    30 April 2025 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për “Vrasje në tentativë”.

    Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se më 26 gusht 2024, rreth orës 23:12, në fshatin Greme, komuna Ferizaj, fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta fusin në automjetin e tyre Audi”, ngjyrë e zezë, mirëpo për shkak të rezistencës këtë nuk mund ta bëjnë dhe i dëmtuari arrin të largohet, të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë shtënë në drejtim të  të dëmtuarit B.B., mirëpo i njëjti arrin të kërcej në oborrin e shtëpisë, mirëpo të pandehurit arrijnë që ta godasin në regjionin e abdomenit, si dhe në këmbën e djathtë,- me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

    Ata që nga sot gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark