Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    Insajderi
    15 September 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

    Sipas policisë, në vendin e ngjarjes fillimisht ishin gjetur tri gëzoja, ndërsa dy të dyshuarit kishin ikur. Një nga të dyshuarit tashmë është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa tjetri është në kërkim.

    Njoftimi i policisë:

    Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Vrasje në tentativë

    Mitrovicë e Jugut , 14 shtator 2025

    Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve me datën 14 shtator 2025 kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale vrasje në tentative e ndodhur një ditë më parë në Vushtrri.

    Arrestimi i të dyshuarit m/k/sh është bërë mbi dyshime të bazuara se me datën 13 shtator 2025 në Vushtrri, pas një mosmarrëveshje i dyshuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri ne veturën e viktimës, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

    Pas veprimeve hetimore janë identifikuar dy persona te dyshuar njeri prej tyre është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri me pesë fishek për te cilën dyshohet se është përdorur ne rast.

    Të dyshuarit të arrestuar me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetuesit policor janë duke vazhduar hetimet për arrestimin e personit tjetër të dyshuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark