Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e së dielës në Vushtrri, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Lajmi është bërë i ditur për Gazetën Insajderi nga Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Policia ka arrestuar dy persona lidhur me rastin dhe ka konfiskuar një armë zjarri.
Insajderi ka kontaktuar me kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkanin, për detaje të mëtejshme. Ai ka thënë se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Prokurori kujdestar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk mund t’iu japim më shumë informacione, nesër do të dalim me informacione të zgjeruara”, ka thënë ai. /Insajderi.org/