"Vrasja nga pakujdesia" e Agon Zejnullahut, Prokuroria përpilon kërkesën për paraburgim ndaj pesë policëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, Prokuroria përpilon kërkesën për paraburgim ndaj pesë policëve

    Insajderi
    08 July 2025 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve policorë, të cilët janë të dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” në rastin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që humbi jetën pas arrestimit.

    Kërkesa për masën e sigurisë ndaj pesë zyrtarëve të dyshuar policorë është përpiluar nga Prokurori I Shtetit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, për Insajderin.

    “Mundemi me konfirmu se Prokurori i shtetit ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”, njoftoi Shala.

    Rasti i Agon Zejnullahut ka marrë edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Shefi i misionit i EULEX’it kërkoi zbardhjen e plotë të rastit, pak më herët.

    Marrë parasysh fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës pas vdekjes së një personi në Lipjan, presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe standardet e të drejtave të njeriut”, deklaroi Giovanni Petro Barbano, shefi i misionit të EULEX’it, në llogarinë e tij në platformën ‘X’. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark