“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i

    Insajderi
    08 July 2025 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit, i cili ndërroi jetë për shkak të forcës së përdorur nga pesë policë, ka reaguar edhe EULEX-i.

    Giovanni Petro Barbano, shefi i misionit të EULEX’it ka kërkuar sqarim të plotë të rrethanave të rastit.

    Marrë parasysh fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës pas vdekjes së një personi në Lipjan, presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe standardet e të drejtave të njeriut”, deklaroi Barbano në llogarinë e tij në platformën ‘X’.

    Gazeta Insajderi raportoi sot se si raporti i policisë iu është dërguar mediave të martën rreth orës 14:47, ndërsa zakonisht dërgohet në orët e paradites, mes orës 09:00 – 10:00.

    Në raport janë përfshirë raste të ndryshme të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, por nuk figuron rasti i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan. Madje, nuk përmendet fare se ka ndodhur një rast i tillë.

    Agon Zejnullahu, 27-vjeçari në Lipjan, vdiq me me pranga në duar i rrethuar nga disa policë.

    Në lidhje me rastin, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë. Raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27 vjeçari para se të prangosej nga policët, tashmë të suspenduar e nën masën e ndalimit, vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja.

    Alban Zejnullahu, ka treguar se vëllai i tij Agon Zejnullahu, kishte shenja të mëdha në trup.

    Sipas tij kishte 20 shenja duke pretenduar se mund të kishte edhe gjymtyrë të thyera.

    “Ka pasur mbi 20 shenja në trup. Vetulla ka qenë e çarë, balli me shenja dhe ka pasur goditje në qafë. Ka shenja shumë të theksune në bri sa mendoj se i ka të thynë, këmbët i ka pasur me gunga. Nuk ka ndonjë pjesë të trupit që nuk ka pasë goditje”, tha ai në një prononcim për Insajderin.

    Alban Zejnullahu tha se zyrtarët policor që u arrestuan dje, ishin edhe në emergjencë kur familjarë kanë shkuar atje pasi kanë marrë lajmin për vdekjen e tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark