Nusret Cena i cili mbeti i vrarë të hënën e 23 janarit pritet të varroset sot.
Në varrezat e fshatit Doganaj janë mbledhur qindra njerëz për t’i dhënë lamtumirën e fundit Cenës, raporton Insajderi.
Cena i cili ishte ish-ushtari i UÇK-së, dyshohet se është vrarë të hënën në orën 23:50.
Ndaj tij, dyshohet se janë shkrepur breshëri plumbash nga persona ende të panjohur. /Insajderi