Vrasje në Durrës, ekzekutohet 48-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në Durrës, ekzekutohet 48-vjeçari

    Insajderi
    18 May 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Sukthit në Durrës.

    Arben Mërkuri  (Ismaili) 48 vjeç mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë nga një person i paidentifikuar.

    Në momentin e ngjarjes, Mërkuri ka qenë brenda dyqanit të tij kur u qëllua me breshëria automatiku.

    48-vjeçari u dërgua në spital i plagosur në gjendje të rëndë, por si pasojë e plagëve ndërroi jetë.

    Nga burimet policore mësohet se Arben Mërkuri (Ismaili) ka qenë person me precedent penal në fushën e lëndëve narkotike.

    Informacioni paraprak i Policisë së Durrësit

    Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

    Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark