Një person është therur me thikë dje në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Policia e ka klasifikuar rastin si “Vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që pas një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.