Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë

    Insajderi
    23 July 2025 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Fushë Kosovë.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, të martën në ora 21:00.

    “Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim të policisë”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark