Policia ka njoftuar se një person është therur me thikë sot në orët e paradites në Gjakovë.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë”, tha Elezaj.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”.