Vrasje në tentativë në Lipjan, katër persona përfundojnë në spital e katër të tjerë të arrestuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Lipjan, katër persona përfundojnë në spital e katër të tjerë të arrestuar

    Insajderi
    28 August 2025 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Lipjan, ku katër persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për vrasje në tentativë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, ku katër të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht katër viktima, gjithashtu meshkuj kosovarë.

    Sipas policisë, gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë – dyshohet të jetë thikë – çka ka shkaktuar lëndime trupore tek viktimat. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ku tre prej tyre, pas marrjes së ndihmës së parë, janë liruar.

    Ndërkohë, njëri prej tyre është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

    Policia ka arrestuar të dyshuarit në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të sulmit janë në vazhdim.

    “Lipjan / 27.08.2025 – 21:40. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark