Dy meshkuj kanë raportuar në Polici se kanë parë dy persona në Mitrovicën e Jugut duke tentuar të vjedhin materiale të ndryshme bakri.
Të njëjtit, po ashtu kanë deklaruar se njëri nga të dyshuarit i kishte kërcënuar duke u drejtuar një armë dhe pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit të policisë, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar./GazetaInsajderi