Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar mbrëmë një person në Obiliq pasi së bashku me dy burra të tjerë dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta një burr tjetër.
Sipas njoftimit si pasojë e sulmit, viktima pësoi lëndime trupore, me ç’rast, pranoi tretman mjekësor dhe më pas u lirua.
“Dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar”, njoftoj policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.