Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohen gjashtë persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohen gjashtë persona

    Insajderi
    05 February 2025 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vrasje në tentativë.

    Me datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” në  Pejë, ka ndodhur një rrahje.

    “Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, një gëzhojë kalibёr 6.6.1mm, një fishek dhe një kokë plumbi. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe një i dyshuar ditën e incidentit. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë 6mm”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 6 persona tё dyshuar.

    Lidhur me këtë rast nga të dyshuarit janë sekuestruar: një armë (me mulli) dhe një pistoletë (lodër në formë shkrepëse, ndërsa një i dyshuar ende është në arrati.

    Pas intervistimit nga hetuesit me vendim të prokurorit të shtetit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa dy nga ta janë liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark