Vrasje në tentativë në Pejë, i dyshuari në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Pejë, i dyshuari në arrati

    Insajderi
    23 April 2025 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri ka pas dje rreth orës 12:18 në Pejë.

    Një person ka shtënë me armë zjarri prapa një tjetri, e viktima më pas nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati, dhe rasti po hetohet.

    “Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë 22.04.2025 – 12:18. Viktima mashkull kosovar, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri prapa tij, pastaj viktima nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark