×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Pejë, viktima nga frika largohet nga Kosova

    Insajderi
    05 September 2024 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vrasje në tentativë ka ndodhur dy ditë më parë në Pejë.

    Në raportin 24-orësh thuhet se një baba ka raportuar në polici se disa persona të tjerë kanë shtënë me armë në drejtim të djalit të tij.

    Sipas ankuesit viktima ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas tij i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar.

    “VRASJE NË TENTATIVË

    Pejë / 03.09.2024 – 03:00. Me datë 04.09.2024 ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark