Vrasje në tentativë në Podujevë, i dyshuari ende i arratisur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasje në tentativë në Podujevë, i dyshuari ende i arratisur

    Insajderi
    13 July 2023 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Sibovc të Podujevës dje ka ndodhur një vrasje në tentativë.

    Sipas policisë, një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri një  person.

    Vetura e viktimës sipas policisë është qëlluar me pesë predha në bagazh.

    I dyshuari gjendet në arrati.

    “Fsh. Sibofc, Podujevë 12.07.2023 – 19:34. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjete asgjë e dyshuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark