“Vrasje në tentativë” në Prizren- Dorëzohen në polici dy të dyshuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vrasje në tentativë” në Prizren- Dorëzohen në polici dy të dyshuarit

    Insajderi
    31 March 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” në Prizren janë dorëzuar në Policinë e Kosovës.

    Ata po dyshohet se të shtunën në mbrëmje kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit deklaroi se viktima e rastit (A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitë në stacionin Policor të Prizrenit.

    “Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti I tyre i cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën- pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat askush nuk ka marrq lëndime”, tha Bytyqi për Insajderin.

    Lidhur me rastin policia pasi ka mbledhë provat dhe dëshmitë e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet për rastin e klasifikuar si “Vrasje në tentativë”.

    “Policia i ka kërkuar të dyshuarit në shtëpinë e tyre në Prizren, por ata janë larguar dhe nuk është ditur vendqëndrimi i tyre”, tha Bytyqi.

    Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj.

    Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin dhe pasi kanë rënë në kontakt me të dyshuarit, “ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përdorur është gjetur dhe sekuestruar”, tha Bytyqi për Express.

    Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarve, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark