Vrasje në tentativë në Viti, i mituri godet me kaçavidë viktimën – e bën për spital – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Viti, i mituri godet me kaçavidë viktimën – e bën për spital

    Insajderi
    12 May 2024 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i mitur është arrestuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në Viti.

    Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, pas përleshjes mes dy personave është përfshirë dhe një i mitur. Sipas policisë, ky i fundit ka sulmuar njërin nga ta me kaçavidë.

    Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, njofton policia.

    “Viti  11.05.2024 – 15:40.  Pas një konflikti  verbal në mes të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë,  në rast është përfshirë edhe i dyshuari mashkull kosovar –i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë viktimën duke e goditur disa here duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark