Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Prizren, pasditen e së martës. Dy të tjerë janë arrestuar.
Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes u sekuestrua edhe një armë zjarri.
“Rasti ka ndodhur në rrugën tranzitore. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren”, bëri të ditur ai.
Sipas tij, policia po e trajton rastin si vrasje në tentativë. /Insajderi.org/