Vrasje në tentativë/ Sulmohet me kallashnikov një person në Deçan- Policia jep detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë/ Sulmohet me kallashnikov një person në Deçan- Policia jep detajet

    Insajderi
    14 May 2024 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në rrugën Deçan-Junik, përkatësisht në fshatin Voksh një person është sulmuar me kallashnikov derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

    “Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugen Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njejti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturen e viktimës, janë shkaktuar dëmë por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lenduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasto cilësohet Vrasje në tentativë,”, tha ai për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark