Vrasje në Top Channel, gjendet e djegur vetura e autorëve të krimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrasje në Top Channel, gjendet e djegur vetura e autorëve të krimit

    Insajderi
    27 March 2023 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë objekti i televizionit Top Channel është sulmuar me kallashnikovë.

    Ku si rezultat ka humbur jetën roja i objektit, Pal Kola.

    Policia akoma nuk ka arritur të identifikojë autorët e krimit veçse në gjendje të djegur ka gjetur makinën që është përdorur gjatë kryerjes së veprës.

    Makina tip Range Rover, me targa të vjedhura është gjetur në Golem me dy kallashnikovë brenda.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00, ku roja para se të vritej ka qenë duke u ngrohur afër ngrohësëve./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark