Vrasje për një portofol/ Rrëfehet autori: E vrava se më akuzonte ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje për një portofol/ Rrëfehet autori: E vrava se më akuzonte …

    Insajderi
    29 August 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akuzat e vazhdueshme të viktimës ndaj autorit në Shkodër për vjedhjen e portofolit dyshohet të jetë shkaku I vrasjes në fshatin Abat të Dukagjinit.

    Pasi u vetëdorëzua tek autoritetet policore të Shkodrës në orët e para të së premtes, Ndoc Maçaj ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.

    Autori deklaroi se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Piro Prronin, pasi ky i fundit e akuzonte se prej një muaji I kishte vjedhur portofolin, veprim të cilin 58-vjeçari Ndoc Maçaj e mohon.

    Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë. Ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve e se pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte e akuzonte.

    Mbrëmjen e së enjtes, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar, e për këtë arsye, autori nxori armën dhe e qëlloi.

    Krimi ndodhi në fshatin Abat të Dukagjinit, ndërsa pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar vetëm pak orë më vonë, së bashku me armën e krimit tek uniformat blu.

    Megjithatë, hetimet vijojnë në disa pista, me qëllim zbardhjen e plotë të krimit./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark