Vrasjet e fundit/ Kryetari i Vushtrrisë ndan rekomandimet nga mbledhja urgjente e këshillit komunal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasjet e fundit/ Kryetari i Vushtrrisë ndan rekomandimet nga mbledhja urgjente e këshillit komunal

    Insajderi
    25 March 2025 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se dy ditët e fundt kanë sjellur ndodhi tragjike dhe se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për humbjen e jetëve të qytetarëve.

    Ai ka bërë të ditur se cilat janë rekomandimet nga takimi urgjent i këshillit komunal për siguri.

    “Pas ngjarjeve tragjike të dy ditëve të fundit, sot kam ftuar një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku kemi diskutuar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren për rritjen e sigurisë për qytetarët tanë.”

    Ai ka përmendur këto rekomandime:

    – Drejtoria e Arsimit të mbajë takime të rregullta me prindërit

    – Policia të shtojë kontrollin në të gjithë territorin, në shkolla dhe hapësira publike, gjithashtu shtimi i patrullimeve kombësore në zonat e frekuentuara

    – Respektimi i orarit të punës të lokaleve afariste, gastronomi, si dhe lokalet që si veprimtari kanë videolojërat

    – Në institucionet fetare të mbahen ligjërata vetëdijësuese kundër dhunës

    – Organizimi i fushatave vetëdijësuese

    “Si Komunë e Vushtrrisë mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë, me qëllimin e vetëm që të ofrohet siguri e plotë për qytetarët tanë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark