Vrasjet e grave: Kërkohet nga presidentja të shpall ditë zie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasjet e grave: Kërkohet nga presidentja të shpall ditë zie

    Insajderi
    01 December 2022 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatja, Fehmije Gashi-Bytyqi, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që të shpallet ditë zie pas dy rasteve të vrasjeve të grave brenda javës.

    Fillimisht në Prishtinë një arsimtare 63-vjeçare dyshohet që u vra nga burri e saj, ndërkaq të mërkurën në oborrin QKUK-së dyshohet që ish-burri e vrau një grua shtatzënë.

    “VJOSA OSMANI -kryetare  e shtetit tonë  të propozoj të shpallesh dite zie ,sepse mbrenda javës u vranë dy gra e një foshnje në ardhje. Shpall dite zie se ne Kosove u shkel zakoni ( ku gruaja shtatzëne ne asnjë situatë nuk vritej) u shkel ligji dhe u coptu çdo zemër njeriu . Shpall ditë zie që zia të hyjë në çdo familje, të ndjej çdo zemër njeriu dhembjen për viktimat e pafajshme”, ka shkruar ajo në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark