Vrasjet me pagesë në Shqipëri, eksperti i kriminalistikës: Me 6 mijë euro të marrin jetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrasjet me pagesë në Shqipëri, eksperti i kriminalistikës: Me 6 mijë euro të marrin jetën

    Insajderi
    06 October 2022 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është shprehur se që prej vitit 2012, rendi dhe siguria në Shqipëri është përkeqësuar.

    I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Rexhepi theksoi se është rritur prefesionalizmi i kriminelëve, ndërsa shtoi se sipas informacioneve, për në pagesë prej 6 mijë eurosh të marrin jetën.

    “Unë di që rendi nga 2012 këtu është shumë më i frikshëm. Është rritur prefesionalizmi i kriminelëve”.

    “Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov që vrasin gjysmën e lokalit, por kemi kriminelë që nisen mirë e studiojnë dhe pastaj bëjnë vrasjen. Në informacione ishte fjala se dhe për 6 mijë euro të marrin jetën”, theksoi Rexhepi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark