Vrau 19-vjeçarin grek, lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau 19-vjeçarin grek, lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar

    Insajderi
    05 February 2022 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia greke vijon hetimet për të bërë të mundur arrestimin e personave të përfshirë në vrasjen e 19 vjeçarin grek, Alqis Kambanu.

    Kujtojmë se ngjarja ndodhi të hënën pas mesnate, në afërsi të stadiumit së skuadrës së Aris në Selanik.

    Me ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë të vendit, grupi që sulmoi të rinjtë konsiderohen bandë kriminale, ndërsa policia greke ka nisur një operacion special për arrestimin e shpejtë të gjithë të implikuarve.

    Sipas të dhënave të fundit, rol kryesor në vrasje kishte dhe një 20 vjeçar shqiptar, shok i ngushtë i 23 vjeçarit tjetër, të arrestuar.

    Sipas të dhënave, 20-vjeçari ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë ditën e enjte ku dhe mendohet se fshihet.

    20-vjeçari gjithashtu është ndaluar nga policia në vitin 2019, për dhunë kundër tifozave të skuadrës kundërshtare Aris.

    Sakaq policët duke kërkuar në sistem të dhënat e 20-vjeçarit, vunë re se ka vulosur pasaportën në pikën kufitare drejt Shqipërisë mesditën e të enjtes.

    Policia greke ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kapjen e 20-vjeçarit që sipas këtyre të dhënave fshihet tashmë në Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark