Vrau ish-gruan në sy të vajzës, kërkesa e 34-vjeçarit shqiptar para gjykatës në SHBA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vrau ish-gruan në sy të vajzës, kërkesa e 34-vjeçarit shqiptar para gjykatës në SHBA

    Insajderi
    01 February 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetasi shqiptar Renato Muhaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij në SHBA, Suela Saliajn, ka dalë para gjykatës.

    Sipas mediave të huaja, Muhaj akuzohet për disa vepra penale, më e rënda ajo e vrasjes.

    Prokuroria e Largo në Florida, u shpreh se krimet e 34-vjeçarit u përkeqësuan në një hark të shkurtër kohor dhe dënimi me burg për të është i pashmangshëm.

    Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e akuzave që rëndojnë mbi të dhe njoftoi që i pandehuri nuk mund të përdorte garancinë pasurore pre 50 mijë dollarësh për t’i gjykuar i lirë, për shkak të akuzës së vrasjes që rëndon mbi të.

    Po ashtu gjykata vendosi se Muhaj nuk do të jetë më në gjendje të shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu.

    Vetë 34-vjeçari në gjykata nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni, ndërsa pyetja e tij e vetme ishte: A do caktoni avokat për mua?, e cila mori përgjigje pozitive nga gjyqtari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark