Vrau ish-gruan, zbardhet dëshmia e shqiptarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vrau ish-gruan, zbardhet dëshmia e shqiptarit

    Insajderi
    15 June 2025 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    55-vjeçari nuk shpreh pendesë për krimin e kryer.

    “Doja ta bëja, kam shpëtuar fëmijët e mi”.

    Kështu deklaroi pas arrestimit autori i dyshuar i vrasjes me thikë të ish-gruas së tij 45-vjeçare shqiptare, Gentiana Hudhra, në Tolento të Italisë.

    Krimi i rëndë u krye nga 55-vjeçari në mes të qytetit, ku dëshmitarë ishin dhjetra kalimtarë të rastit.

    Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, autori, Nikollaq Hudhra fillimisht e ka goditur me thikë ish-gruan e tij, e më pas e ka shkelmuar teksa ajo binte përtokë e plagosur rëndë dhe në fund është ulur në një stol aty pranë, duke e parë ndërsa ajo jepte shpirt.

    45-vjeçarja shqiptare ishte duke shkuar në punë në momentin që u sulmua nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin kishte dhe dy fëmijë të rritur.

    Mediat italiane shkruajnë se tashmë hetimet e policisë janë përqëndruar tek historiku i marrëdhënies mes viktimës dhe autorit, pasi nuk përjashtohet mundësia që 45-vjeçarja të jetë dhunuar apo kërcënuar më parë nga autori ndonëse nga verifikimet nuk patur denoncime prej saj./Tv Klan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark