Është dënuar me burgim të përjetshëm një burrë që vrau me thikë ish-partneren e tij dhe të dashurin e saj të ri, në një sulm “të egër dhe të pamëshirshëm”.
Marcus Osborne vrau 27-vjeçaren Katie Higton dhe 25-vjeçarin Steven Harnett në maj të vitit të kaluar.
Ai hyri me forcë në shtëpinë që ndante me Katien në Huddersfield dhe e sulmoi teksa ajo u kthye nga një takim që ishte në kinema.
Prokurorët thanë se ajo bëri një “luftë të guximshme” por pësoi 99 plagë me thikë, duke përfshirë më shumë se 20 në fytyrë.
Osborne më pas përdori telefonin e saj për t’ia joshur të dashurin në shtëpi, duke e goditur me thikë 24 herë dhe duke e lënë atë me organe gjenitale të gjymtuara.
Viktimat Katie Higton dhe Steven Harnett
Ai gjithashtu përdhunoi një grua tjetër që ndodhej në shtëpi dhe e mbajti nën thikë gjatë natës.
Gjykata e Kurorës së Leeds dëgjoi se katër fëmijë ishin në pronë në atë kohë dhe se pas vrasjeve ai tha: “Romeo dhe Zhulieta mund të vdesin së bashku tani”.
Ai gjithashtu ftoi fqinjët që të vinin për të parë trupat, tha korrespondenti i Sky Frazer Maude.
Osborne tani i bashkohet listës së vrasësve më të këqij të Britanisë, si Rose West dhe vrasësi i Milly Dowler, Levi Bellfield, të cilët nuk do të lirohen kurrë nga burgu.
Vrasjet ndodhën menjëherë pasi Higton i dha fund lidhjes së saj pesëvjeçare me Osborne pas një incidenti të dhunës në familje në fund të prillit.