Vrau italianin dhe të bijën, shqiptari-gruas: Dua të përjetosh dhimbjen që më ke shkaktuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrau italianin dhe të bijën, shqiptari-gruas: Dua të përjetosh dhimbjen që më ke shkaktuar

    Insajderi
    08 May 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje tronditëse për vrasjen e dyfishtë në Itali nga shqiptari Taulant Malaj.

    45 vjeçari vrau shtetasin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje me gruan e tij si edhe vajzën 16 vjeçare teksa kjo e fundit tentoi të mbronte të ëmën.

    45 vjeçari mësohet t’i ketë thënë gruas së tij se: “Nuk po të vras se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që ti më ke shkaktuar.”

    Fillimisht u mendua se 16 vjeçarja kishte mbrojtur të ëmën por në një video që ai ka xhiruar, ka thënë se do të vrasë edhe djalin.

    Ndërkohë sa i përket gjendjes së 39 vjeçares, mediat italiane raportojnë se është jashtë rrezikut për jetën. Ajo u sulmua gjashtë herë me thikë në bark.

    Sipas versionit të Malajt, gruaja e tij ka pasur një lidhje jashtëmartesore me De Santisin, i cili jetonte në të njëjtin pallat. Ditët e fundit Malaj do t’i kishte njoftuar gruas se do të ndahej, por gruaja e tij do ta kishte bindur të qëndronte. Por në mbrëmjen e tragjedisë, përsëri sipas rrëfimit të tij, Malaj ka thënë se e kishte parë gruan e tij duke biseduar në celular me De Santis.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark