Vrau kunatin pasi i përdhunonte prej 9 vitesh të bijën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vrau kunatin pasi i përdhunonte prej 9 vitesh të bijën

    Insajderi
    10 January 2024 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku një 50-vjeçar ka vrarë kunatin e tij pasi dyshohet se ai prej vitesh i ka përdhunuar vajzën.

    Mëngjesin e djeshëm vajza i ka treguar të atit për tmerrin që ajo përjetoi nga daja i saj 33-vjeçar Erjon Pelivani, duke thënë se ai e shantazhonte me video që të mos tregonte asgjë.

    50-vjeçari ka marrë pushkën e gjahut dhe me pretendimin se makina e tij ka pësuar dëmtime mekanike, ka pritur viktimën në një rrugë.

    Aty pasi kanë debatuar ashpër, 50-vjeçari e ka ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas është dorëzuar në Polici.

    Njëkohësisht, bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës , në deklarata tregon se 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.

    Në të njëjtën kohë, ajo tha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda.

    Bashkëshortja e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari, ishte njerka e 18-vjeçares.

    “Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; “Të vrava vëllanë”, thotë ajo e tronditur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark