Vrau me thikë gruan e tij, ky është dënimi që mori shqiptari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau me thikë gruan e tij, ky është dënimi që mori shqiptari

    Insajderi
    26 March 2022 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë zvicerane në Dietikon ka vendosur se akti makabër që 40-vjeçari shqiptar ka kryer mbi gruan e tij ishte i qëllimtë dhe i kryer në gjakftohtësi. 

    Kryetari i trupit gjykues Benedikt Hoffmann, duke shpallur vendimin të premten në mbrëmje ka folur për një “brutalitet të paimagjinueshëm”.

    Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burg, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash.

    Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet e tjera të zonës së Shengenit. 40-vjeçari,  më 26 gusht të vitit 2019 kishte vrarë bashkëshorten duke e goditur pesë herë me thikë. 

    Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë krimesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark