Vrau me thikë gruan në Greqi, shqiptari: E bëra se më tradhtoi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau me thikë gruan në Greqi, shqiptari: E bëra se më tradhtoi

    Insajderi
    01 August 2022 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    GREQI – Komuniteti i Zakynthos mbetet i tronditur kur një burrë shqiptar 51-vjeçar vrau gruan e tij 41-vjeçare në shtëpinë e tyre në Tsilivi, Zakynthos.

    Autori i vrasjes mizore do të nxirret në prokurori mëngjesin e së martës. Ndërsa mediat greke raportojnë se shqiptari u ka thënë policëve që e kanë arrestuar se “e vrava se po më mashtronte”.
    Autori pasi vrau gruan e tij u largua nga shtëpia, ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur.

    Më në fund ai është gjetur në zonën e Marathisë, në Keri, ndërsa është gjetur edhe thika e vrasjes.

    Momente para se ta vriste, ajo e paditi për rrahjen mizore

    Vrasësi shqiptar vrau gruan e tij në momentin që ishte në kërkim nga Policia, pasi viktima e paditi për rrahje, një orë para vrasjes së saj.
    E pabesueshme është se më 18 qershor “kasapi i Zakynthos” u arrestua sërish për dhunë në familje pasi rrahu gruaja e tij, u dërgua në prokurori dhe u la i lirë me kushtin shtrëngues të mos afrimit të gruas dhe në shtëpi bashkëshortore në 100 metra. Por gruaja i erdhi keq, e pranoi sërish në shtëpi dhe më në fund e pagoi me jetë këtë vendim. Dje herët pasdite ka nisur sërish tortura për 40-vjeçaren fatkeqe, nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.

    Burri, rreth orës 20:00, filloi ta rrihte pa mëshirë, duke lëshuar mbi të tërbimin e tij të sëmurë. Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte zhdukur, arriti të mblidhte veten dhe të kalonte pragun e Policisë për herë të dytë dhe të ngrinte padi kundër torturuesit të saj.

    Autoritetet ishin në kërkim të tij dhe në orën 22:30 kur viktima kthehet në katin përdhesë të dupleksit në zonën e Tsilivit, e gjen përballë. Sipas një dëshmitari okular, një fqinje, shqiptari e ka kapur nga flokët dhe e ka tërhequr zvarrë në ballkon duke thirrur “Do të të vras”.

    Ai e rreh ashpër dhe kur gruaja lufton për të shpëtuar jetën, 49-vjeçari merr thikën e kuzhinës, fillon ta godasë me furi në qafë dhe gjoks dhe i “merr” jetën. Pas aktit të tij ai zhduket dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm arrestohet.

    /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark