×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau të dashurën dhe gjyshen, shqiptari në Mal të Zi hesht para hetuesëve

    Insajderi
    04 October 2021 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Gjokaj është dorëzuar në Polici që prej mesnatës, porn ë asnjë moment nuk e ka hapur gojën për të vrasjen që kreu disa ditë më parë. 28-vjeçari, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e të dashurës së tij Shejla Bakija dhe gjyshes së saj nuk ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen e ndodhur para hetuesëve.

    Avokati i tij mbrojtës, Srđa Lješković, i tha Vijesti se, Gjokaj do të mbrohej duke heshtur. Megjithatë rrëfimi i tij pritet që të merret në zyrat e Prokurorisë.

    Shejla Bakija u vra të mërkurën nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat lanë të plagosur rëndë edhe babanë e të resë.

    Një ditë më parë, Mali i Zi u ngrit në protesta për 19-vjeçaren. Qytetarët kërkonin drejtësi, pasi e reja kishte denoncuar më herët në polici të shoqin, por askush s’kishte marrë masa

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark