Vrau të dashurën e djalit me thikë, publikohet fotoja e 61-vjeçarit dhe vendi ku vari veten – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrau të dashurën e djalit me thikë, publikohet fotoja e 61-vjeçarit dhe vendi ku vari veten

    Insajderi
    12 April 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhevahir Hoxha, 61-vjeç vrau mesditën e sotme bashkëjetuesin e djalit të tij, Merushe Azizin 30-vjeç duke e masakruar me thikë dhe më pas vari veten në një pemë pas banesës së tij.

    Sipas fqinjëve, Hoxha e kishte paralajmëruar disa herë këtë krim, pasi nuk pranonte që djali i tij të fuste në shtëpi Merushen.

    Mësohet se djali kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë, por ishte ndarë për të marrë Merushen me 3 fëmijë.

    Që prej gati 2 vitesh, ardhja e Merushes në familje kishte shkaktuar konflikte të vazhdueshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark