14 pacientë dhe tre doktorë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror në një spital në qytetin sirian Aleppo.
Burime nga ky qytet kanë fajësuar qeverinë sirianë apo sulmet ajrore ruse lidhur me rastin, por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar, shkruan BBC.
Dhuna në Siri është intensifikuar ditëve të fundit, megjithëse ekziston një armëpushim.
Këto akte dhunës kërcënojnë bisedimet për paqe që po bëhën me ndërmjetësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara./Insajderi.com