Vriten 3 persona në fermën e bagëtive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vriten 3 persona në fermën e bagëtive

    Insajderi
    04 August 2022 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Australi- Vriten me armë tre persona në Australinë Veriore ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas të shtënave. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland, thanë autoritetet. Policia e Queensland ka rrethuar zonën përreth pronës ndërsa po kërkon për autorin/autorët.

    Personi i plagosur ka marrë një plagë me armë zjarri në bark dhe u dërgua në spital në qytetin e Mackay për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent.

    “Tani jemi në një fazë shumë të hershme hetimi”, tha Supt Tom Armitt për mediat, duke shtuar: Nuk e dimë kush është përgjegjës”.

    Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë të afërm të të plagosurit, tha Supt Armitt./BBC


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark